Elia Zaharia: Nuk kam firmosur për shembjen, kam mbështetur Artan Imamin për Teatrin e ri

SHPËRNDAJE

Aktorja e Teatrit Elia Zaharia ka reaguar edhe një herë në lidhje me debatin për hedhjen e apo jo të firmës në letrën kur kërkohej  shembja  e Teatrit.

Me anë të një postimi në Facebook, Elia ka shkruar se  ajo nuk ka hedhur asnjë firmë për shembjen e Teatrit Kombëtar, por vetëm ka mbështetur deklaratën që ka bërë aktori Artan Imami.

elia-zaharia-1

Postimi i Elia Zaharias

Miq te nderuar. E shoh te udhes te sqaroj edhe njehere pozicionin tim lidhur me çeshtjen e teatrit kombetar, pasi konstatoj se emri im ne jo pak raste po keqperdoret.

Une kam shprehur mbeshtetjen time ndaj deklarates se kolegut tim Artan Imami ku kerkohej nje Teater Kombetar bashkekohor, ne te cilin te performohet ne kushte njerezore, duke theksuar qe territori i Teatrit Kombetar te mos cenohet ne asnje centimeter, por te mbetet teresisht ne funksion te tij!

Ne letren e hapur nuk permendet ne asnje paragraf shembja e teatrit. Arkitektura nuk vihet ne diskutim pasi eshte ceshtje qe i takon specialisteve.

E riktheksoj qe nuk kam vene asnje firme per shembjen e teatrit dhe askush nuk ka falcifikuar firmen time pasi nuk behej fjale per te firmosur fizikisht, por per te mbeshtetur nje deklarate, ku shprehej mendimi ne lidhje me kete ceshtje.

Me respekt

Elia

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakParalajmërimi i frikshëm i diplomatit amerikan: Këtë javë Amerika tërhiqet nga NATO?
Artikulli tjetërJonida Shehu rikthehet në Top Channel? Zbulohen detaje për të ardhmen e prezantueses

S'KA KOMENTE

Comments are closed.