Eli Fara: Nuk jam bukuri turke, tiparet e mia janë të një zonje të krishterë të Jugut

May 3, 2015 | 18:30
SHPËRNDAJE

Prononcimi i këngëtares vjen pas debatit mbi përfshirjen e saj në listën e 10 femrave më të bukura

Një opinion i botueses Arlinda Dudaj kundër bukurisë së këngëtares së njohur, Eli Fara, hapi edhe një herë diskutimin në publik, se me çfarë syri e shohin femrat njëra-tjetrën. Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, e kishte përfshirë Eli Farën në listën e 10 femrave më të bukura ndër vite, e cila ishte dhe tema, që kishte zgjedhur për të diskutuar këtë javë me të ftuarit e tij. Momenti më kulminant i mbrëmjes ishte ai kur Dudaj e kundërshtoi përfshirjen e këngëtares korçare në listën e më të bukurave shqiptare, opinion që u kundërshtua nga fotografi i njohur i VIP-ave, Endrit Mërtiri. Meqë vetë Eli mungonte në atë panel, i kemi marrë këtë intervistë për gazetën “Panorama”. Me sigurinë që ka, ajo pranon të flasë për veten. Si ndihet artistja me pamjen e saj, në çfarë lloj bukurie e kategorizon veten, dhe si është përballur me xhelozinë e femrave në gjithë karrierën ndër vite, janë pyetje që u përgjigjet në stilin e saj.   
Si u ndjeve në listën e 10 femrave më të bukura që Blendi Fevziu kishte zgjedhur për të ilustruar temën e tij në “Opinion”?
Nuk i kushtova dhe nuk i kushtoj shumë rëndësi. Bukuritë e mia jo sipërfaqësore janë pa fund. Unë me ato krenohem.
Ti vetë si do e karakterizoje bukurinë tënde?
Bukurinë e jashtme? Di të them që vij nga prindër të bukur.
U komentove gjatë atij peneli për tipare të bukurisë femërore turke nga botuesja Dudaj. Ti vetë si mund ta karakterizoje llojin e bukurisë që ke?
Unë jam e krishterë. Tiparet e mia janë tipike të një zonje të jugut të Shqipërisë.

Në kaq shumë vite karrierë e ke ndier xhelozinë e femrave përreth teje?
Në përgjithësi, jo. Di të them që femrat shqiptare nuk janë xheloze, sepse janë vetë të bukura. Rrallë ndodh të jenë…
 Në panelin e Fevziut, ai që vlerësoi me siguri pamjen tënde ishte një djalë i ri në moshë, fotografi i njohur Endrit Mërtiri. Në sytë e meshkujve ke qenë gjithmonë “gruaja e bukur”?
Do të thosha më shumë kam qenë “e mira”.
Pas klipit “Me mua mos”, ku u shfaqe me stil krejtësisht rinor, si do të shohim?
Po punoj një klip tjetër dhe mezi pres ta përfundoj, pasi është folk, dhe do të kthehem kështu në identitet. Është gjetje, pasi ngjan si ato këngët që kanë stampën Eli Fara, nga ato të vështirat, që unë jap sërish atë karakterin tim. Janë nga ato këngë që s’bëhen më “Qeraxhiu i Grebanesë”, që nuk i këndon dot njeri. Do incizojmë me lahuta dhe klarineta shumë të tilla. Fillon si ato këngët e vjetra dhe, ata që e kanë dëgjuar, mezi po e presin. Klipin e mendoj si festë  të madhe jugu, por duhet t’i mendoj mirë, pasi kam dëshirë ta xhiroj në qytetin tim, Korçë.
 
KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura