Eli Fara duet me ish-pretendentin për dhëndër, ja kënga me të cilën marrin pjesë në festivalin e RTSH (VIDEO)

Dec 10, 2019 | 11:58
SHPËRNDAJE

stresi-eli

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mban sivjet edicionin e ’58-të të tij. Një ditë më parë u publikuan në kanalin zyrtar të RTSH në Youtube të gjitha këngët pjesëmarrëse.

Ajo që parashikohet është një larmishmëri rrymash, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e këngëtarëve, si Gena apo Devis Xherahu, vokalistin hippopist Kastro Zizo, bashkëpunimin e këngëtares së serenatave Eli Fara me repistin Arkimed Lushaj (Stresi)

Ndër njëzet konkurrentët në garë tërhoqi vëmendjen një duet që s’pritej, pikërisht ai i këngëtares së njohur Eli Fara me reperin Arkimed Lushaj (Stresi).

Eli Fara, duet me ish-pretendentin për dhëndër, ç’ndodhi në mesnatë tri vite më parë mes Stresit dhe Marinës

Kjo ishte befasia e parë, që një këngëtare që lëvron tjetër zhanër merr pjesë në një garë të tillë, ndërsa befasia e dytë ishte dueti me një reper, emri i të cilit ka qenë i komentuar në familjen e saj. Tashmë i ndarë nga partnerja e tij Keisi, duket se Stresi pas daljes nga burgu i është kthyer muzikës dhe jetës me shumë strategji.

Ai konkurron në Festivalin e Këngës me një këngëtare karriere si Eli, tri vite pasi u përfol për një histori dashurie mes tij dhe vajzës së saj, Marinës. Gjithçka nisi në rrjetet sociale në prill të 2016-ës, kur Stresi dhe Marina shkëmbyen foto ‘hot’ në mesnatë. Mediat e konsideruan këtë një histori të re pasioni për reperin, pikërisht në momentin që kishte publikuar këngën me vargun pikant “Love story s’do të ketë më”, pas ndonjë zhgënjimi të mundshëm.

Pasi i kishte dhënë fund arratisë nga Policia, ai iu rikthye jetës në Shqipëri me shumë ndodhi të bukura, si në karrierën muzikore, ashtu dhe atë private. Përveç klipit më të ri me Erik Lloshin, një intrigë e re dashurie pushtoi faqet e shtypit rozë mes Stresit dhe vajzës juriste të Eli Farës, e cila në atë kohë punonte pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Selfiet “hot” që ata shkëmbyen në rrjetet sociale në orët e vona pas mesnate, me dedikimet përkatëse kushtuar  njëri-tjetrit, ishin një fakt i pamohueshëm nga të dy.

Marina kishte bërë foto të nxehta në dhomën e saj të gjumit posaçërisht për Stresin dhe ai ia ktheu me një foto ku shfaqej i zhveshur, postime këto të bëra në rrjetet sociale. Nuk dihej se ku ishin njohur Stresi dhe Marina, pasi kjo e fundit nuk është pjesë e artit. Të afërm të tyre treguan se ata ishin takuar nëpërmjet nënës së saj, Eli Farës, e cila shpesh e merrte me vete Marinën në koncertet e saj, ku mund të ketë qenë i pranishëm edhe Stresi.

Nga ana tjetër, Marina komentohej shumë në media për linjat e saj bombastike dhe fotot shumë provokuese që postonte dhe poston në profilin e saj në “Instagram” dhe “Facebook” nga pushimet në plazhin e Durrësit, ku ka shtëpinë me mamanë e saj këngëtare. I pyetur për këto postime publike në rrjetet sociale dhe kush ishte Marina për të, Stresi u shpreh në atë kohë: “Thjesht më pëlqen bukuria e saj e trashëguar nga diva, Eli Fara. Shkurt, jam fans i bukurisë së saj”, tha ai pa komentuar hollë sisht nëse mes tyre kishte diçka serioze.

Por mediat në atë kohë shkuan shumë larg me hamendësimet, duke e konsideruar Stresin dhëndrin e ardhshëm të Elit. E në këto tri-katër vite jeta ka vazhduar për të dy, pasi janë lidhur dhe ndarë me partnerët që njohën në vazhdim. Por le të shohim nëse ky bashkëpunim i Elit me Stresin do të shërbejë si një riafrim i reperit me vajzën e saj, për të na u prezantuar si çifti më i ri i showbizz-it shqiptar./PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura