Elhaida Dani xhiron klipin për “Eurosong”: Zgjodha policet si figurante

Mar 17, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

“Këngën ua dedikoj grave që punojnë si burra”

Këngëtarja Elhaida Dani ka xhiruar pak ditë më parë klipin e këngës “I’m alive”, me të cilën Shqipëria do të konkurrojë në Festivalin Europian, që do të mbahet në Vjenë më 19 maj. Në fotot e realizuara gjatë xhirimeve ra në sy prania e femrave të veshura më uniformë policie, të cilat janë zgjedhur si figurante të klipit shqiptar. Në një intervistë për revistën online “Class”, Elhaida ka treguar se këtë këngë ua ka dedikuar femrave të forta, të cilat kanë zgjedhur të bëjnë në jetë profesione mashkullore dhe në pozicione të ndryshme, si për shembull një gazetare, një zjarrfikëse, një punonjëse policie etj. Videoja do të shfaqet për publikun më 15 mars, dhe pikërisht atë ditë Elhaida do të regjistrojë variantin anglisht të këngës, për ta interpretuar në festival, ku do të këndojë e 14-ta, i cili është dhe numri i saj me fat. Pas tërheqjes së autorit të këngës fituese të RTSH, Aldo Shllaku, Elhaida zgjodhi të bashkëpunojë me kompozitorët e këngës së re, dy djemtë nga Kosova, të njohur si Zzap& Chriss, ndryshe Arbër Elshani dhe Kristian Lekaj. “I’m alive” është këngë “pop” dhe me një ritëm të veçantë.

Në foto: Elhaida Dani duke xhiruar klipin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura