Elhaida Dani flet për herë të parë pas finales: Përgjegjësia më emocionoi. Çdo tingull, i saktë apo jo ka qenë i ndjerë si asnjëherë më parë

May 25, 2015 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kengetarja Elhaida Dani ka bere komentet e saj te para pas finales se djeshme te Eurosong 2015. Ne nje postim ne faqen zyrtare te Facebook, Dani falenderon mbeshtetesit dhe cek edhe komentet e shumta qe jane bere ne rrjetet sociale per performancen e saj, qe eshte cilesuar e dobet. 

Elhaida Dani ne skenen e Eurovizionit

“Duke pas pergjegjesine te perfaqesoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta me mire, pasi cdo tingull qe kam nxerr nga trupi im ka qene i vertete, i sakte apo jo , ai ka qene i sinqerte dhe i ndjere si asnjehere me pare,- shkruan ajo.  

Ja postimi i plote i saj ne Facebook:

Ndihem e perulur ndaj mbeshtetjes qe me keni dhene… Them me plot gojen qe ia vlejten muaj e muaj pune, fjale te padrejta, nete te tera pagjume dhe lodhja, pasi ne keto dite kam pare nje komb te bashkuar si rradhe here, per nje kenge, per mua.
Te jesh ne ate skene nuk eshte e lehte. Duke pas pergjegjesine te perfaqesoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta me mire, pasi cdo tingull qe kam nxerr nga trupi im ka qene i vertete, i sakte apo jo , ai ka qene i sinqerte dhe i ndjere si asnjehere me pare.

Ky status eshte vetem per ju, te gjithe ju qe me mbeshtetet. Per votat e shumta qe shpenzuat per mua gjithe shqiptaret ne te gjithe boten. Tani nuk duhet te merzitemi pasi me besoni, do punoj shume qe emrin e shqiperise ta marr me vete edhe ne skena me te medha.
Ju dua shume vertete
Ju perqafoj une, dhe familja ime qe ju falenderon sinqerisht .
Elhaida Dani 

Postimi i Elhaides

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura