Eleni dhe Eugenti pjesë e mediave britanike, ja si komentohet fotoja e tyre me simbolin e shqiponjës

May 11, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Ky Eurovision duket do të jetë më “i zjarrtë” nga çfarë e kishim parashikuar, duke pasur parasysh treshen e shqiptarëve që do të përfaqësojnë tre shtetet, Shqipërinë, Italinë dhe Qipron.eleneirifififififififi-620x331

Si asnjëherë më parë, këtë vit Shqipëria është bërë pjesë e disa mediave të huaja, të cilat kanë shkruar për të tre këngëtarët tanë, edhe pse Greqia nuk u duk shumë e “lumtur” për këtë fakt.

Pak ditë më parë, siç e kemi bërë publike, fotoja e Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureira-s teksa bënin simbolin e shqiponjës me duar, u bë virale dhe mediat në Shqipëri nuk mundën dot të mos e pasqyronin, duke shtuar edhe “dozën e krenarisë” për dyshen shqiptare që na përfaqësojnë këtë vit në kompeticionin muzikor.Eleni-Foureira-at-the-rehearsals-of-the-first-semi-final-of-the-Eurovision-Song-contest-2018-in-Lisb

Por nga ana tjetër Greqia nuk ishte aspak e kënaqur nga kjo foto dhe nga gjesti që Eleni bëri për vendin e origjinës së saj, duke mos pasur qëllim provokimin e grekëve, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, Eleni jo vetëm që ka fituar popullaritet për shkak të talentit të saj, performancës së këngës “Fuego”, që po kthehet në hit dhe po komentohet si një ndër favoritet për të fituar Eurovisionin e 2018, por edhe për këtë detaj në foton me Eugentin.

Britanikja “Mirror” i ka kushtuar një artikull bukuroshes nga Fieri, teksa ka përshkruar të gjithë karrierën e saj muzikore, si u bë pjesë e industrisë së muzikës në shtetin fqinj, ardhjen deri në Eurovizsion me pëfaqësimin e Qipros, pas disa tentativash për të përfaqësuar Greqinë, të cilat nuk i fitoi dot, si dhe polemikën që u krijua nga grekët për shkak të fotos me Bushpepën.

“Për të treguar mbështetje për vendin e saj të lindjes, ajo bëri gjestin shqiptar të shqiponjës me përfaqësuesin e Eurovizionit të Shqipërisë, Eugent Bushpepa, foto e cila u bë virale në Shqipëri, por nuk shkoi dhe aq mirë në Greqi”, shkruan “Mirror”.eugenti

Ndërkohë ju kujtojmë se nesër do të mbahet nata finale e Eurovizon, ku do të performojnë, Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta.

Duke uruar që Eugenti të pozicionohet sa më mirë në këtë garë, e po ashtu i njëjti urim shkon edhe për dyshen tjetër, duhet të themi që Shqipëria është përfaqësuar në mënyrën më të mirë dhe më të denjë, me tre artistët e talentuar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura