Eldora Koçi, talasemikja e “BB 6” krijon familje dhe pret të bëhet nënë

Jun 27, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Eldora Koçi, një nga lojtaret e lojës së “Big Brother 6”, që bëri përshtypje për sekretin e saj “unë jam talasemike”, na shfaqet shumë e realizuar në çështjet e zemrës. 30-vjeçarja ka realizuar një set fotosh artistike në natyrë me fotografen Fjoralba Maliqi, ku e veshur me një fustan rozë, dëshmon se është duke jetuar lumturinë e pritjes së ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Në setin në fjalë pozon pranë partnerit të saj, me të cilin ka krijuar familje. Kjo është hera e parë që prezanton partnerin në publik, pas tri vitesh kur nisi historia e tyre. Kuriozitetit të fansave për periudhën kur ishte pjesë e lojës, iu përgjigj se talasemia nuk e pengon që ajo të bëhet nënë një ditë. Dhe ja ku po e shohim pas më shumë se tri viteve në formë të mirë fizike dhe me ëndrrën e realizuar.

13509087_900580273401498_1654450440065017248_n

Ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën e saj private, duke u mjaftuar me rehatinë e saj pasi ka gjetur shpirtin binjak. Para dy vitesh, më 22 qershor, që është dita e lindjes së saj, ajo ndau për herë të parë me miqtë lajmin se ndihej e dashuruar.

13512041_900550400071152_5395235526746852427_n (1)

Edhe pse vajza me origjinë nga Berati preferoi ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, sërish postonte foto ku ai dukej shumë pak. Direkt pas mbylljes së “Big Brother”, ku Eldora bëri për vete shumë fansa, i mblodhi të gjithë miqtë në festën e ditëlindjes së saj. Atëherë tërhoqi vëmendjen për stilin e jetës intensive, edhe me ushtrimin e palestrës. Pas daljes nga loja, fansat ishin të preokupuar që t’ i vinin në ndihmë për kurimin e talasemisë, duke hapur dhe një llogari bankare për operacionin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura