Koronavirusi shpërthen në shkollat e Elbasanit/Nga 14 rastet e reja, 7 janë mësues. Ja çfarë po ndodh me kontaktet

Oct 18, 2020 | 18:30
SHPËRNDAJE

Koronavirusi godet rëndë institucionet e arsimit në Elbasan. Burime për “Panorama.al” bëjnë me dije se në 24 orët e fundit  janë infektuar 7 mësues në shkollat e qytetit, ndëkohë 20 të tjerë janë në karantinë.

Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (26)

Nga mësuesit e infektuar dy janë të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe nga një në shkollat “Naim Frashëri”, shkolla 9-vjeçare e Griqanit,  “Qemal Haxhihasani”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe  shkolla 9 vjeçare Mengel.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 281 raste të reja pozitive dhe tre viktima në shkallë vendi.

Vetëm në Elbasan ishin 14 raste të reja. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 70 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë Elbasani ka regjistruar 279 persona të infektuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura