Elbasani nuk gjen qetësi, pas tërmetit 4.2 ballë regjistrohen të tjera lëkundje. Ja magnituda

Sep 25, 2020 | 7:36
SHPËRNDAJE

Nata nuk ka qenë e qetë për qarkun e Elbasanit, pasi pas tërmetit 4.2 ballë që ra në orën 21:21 të tjera lëkundje janë ndjerë me magnitudë më të vogël.

Kështu 4 tërmete janë regjistruar pas mesnatës, por me magnituda më të vogla duke nisur nga 1.6 ballë deri në 2.

termet

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit rëndë nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura