Elbasan, vuri bombë në tregun ushqimor, arrestohet autori

Oct 9, 2015 | 15:44
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për vendosjen e bombës me telekomandë sot rreth orës 10:00, në tregun e fruta perimeve.

Policia-Shperthimi
Aty ishte gjetur një lënde eksplozive e lidhur me disa fije elektrike dhe efektivat e policisë, në bashkëpunim me forcat xheniere te repartit special RENEA, bënë të mundur, konstatimin e një bombule gazi , e modifikuar dhe disa fijeve elektrike së bashku me disa mekanizma të tjerë, të ngjashme me ato që aktivizojnë lëndë eksplozive.

Nga hetimet, rezultoi se autor i vendosjes së lëndës shpërthyese është Rexhep Bica, 53 vjeç, banues në Elbasan. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura