Elbasan, promovohen vendet historike

Feb 22, 2016 | 14:27
SHPËRNDAJE

ELBASAN – Në Ditën Ndërkombëtare të Guidave, një grup qytetarësh të ardhur edhe nga qytetet e tjera të qarkut, kanë vizituar monumentet historike të qytetit të Elbasanit. Qëllimi i këtij turi ishte promovimi i vlerave historike të qytetit, të cilat vitet e fundit janë kthyer në atraksione turistike të preferuara. Dorian Disha, një nga guidat profesioniste të qytetit, organizoi nisjen e tureve falas në Ditën Ndërkombëtare të Guidave të mbështetur dhe nga “NATGA”, Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike Shqiptare.

elbasan3

Pjesëmarrësit në këtë tur vizituan ambientet e brendshme të dy prej simboleve fetare në qytet, Xhaminë Mbret dhe Kishën Autoqefale Kombëtare Shqiptare të Shën Mërisë në brendësi të lagjes muzeale “KALA”. Në fund të programit grupi dhe Guida Lokale në shenje simbolike mbollën një pemë ulliri në ambientet e jashtme të muzeut. Në shumë vende organizohen ture falas: në më shumë se 40 qytete në Gjermani ofrohen trajtime të veçanta; të tjerë mundohen të grumbullojnë të ardhura për të ndihmuar njerëzit në nevojë; Shoqata Indiane e Guidave dhuron gjak; Guidat Turistike të Vjenës mbështesin një Muze të Letërsisë etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura