Elbasan, 113 ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti. Balla vizitë tek disa familje të dëmtuara

Sep 22, 2019 | 14:41
SHPËRNDAJE

Edhe Qarku Elbasan ka regjistruar rreth 113 banesa apo objekte të tjera të dëmtuara nga tërmeti i djeshëm.

36fbe559-4a2e-4728-b2b5-1c8f4aac2f62

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në disa prej familjeve banesat e të cilave janë dëmtuar dje.

Në Bashkinë Belsh janë raportuar më shumë banesa me dëmtime. Sias Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime në këtë bashki

“Jemi të gjithë në terren për t’ju gjendur pranë familjeve, banesat e të cilave janë prekur nga tërmeti i djeshëm. Kryesisht banesat e dëmtuara janë ndërtime të vjetra, sepse në ndërtimet e reja nuk janë raportuar deri më tani dëme. Duhet të kuptojmë që goditjet e djeshme ishin të forta 5.8 shkalla Rihter herë 1.37 shkon afërsisht 7.9 ballë. Shumë pranë Shqipërisë pak vite më parë një tërmet i ngjashëm pati pasoja katastrofike. Por të gjithë e dimë që tërmetet janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme.

Reagimi pas tyre është në dorën tonë. Pas panikut të parë, Shqipëria është e gjitha solidare për ta kaluar këtë situatë. Masat e marra deri më tani nga Qeveria janë të plota. Vetë Kryeministri Rama ndërpreu vizitën e rëndësishme në SHBA dhe është vetë në krye të shtabeve të emergjencës në Durrës e Tiranë. Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”, tha Balla.

84f22538-cd65-4e77-82e5-2c3d2795cc77 c0e9cad0-0bd0-4eaf-952e-2ba36dcdc6b6

 

31b10ea6-e609-472d-936d-fba2e6a6d3c8 31369f83-2c00-4577-8ec3-d91bb7a29595 2aba3905-8eeb-4c44-ab3d-8e07b72d6a2e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura