VIDEO/ Barcelona shkatërron Realin në “El Clasico”, nis shkëputjen

Nov 21, 2015 | 19:08
SHPËRNDAJE

Barcelona ka befasuar mbrëmjen e së shtunës teksa ka mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 4-0 në “Santiago Bernabeu”, ndeshje që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të sulmeve terroriste në Paris.

Suarez

Katalanasit shkojnë kështu në kuotën e 30 pikëve, gjashtë më shumë sesa Reali i vendit të dytë. Ndeshja nisi më mirë për miqtë që gjetën golin e parë me anë të sulmuesit uruguaian, Luis Suarez.

Më pas, ishte Nejmar që shënoi një gol të bukur, pas asistimit të Iniestës. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën, Barcelona arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë.

I treti u shënua nga Iniesta, ndërsa i katërti nga sulmuesi Suarez, që e mbylli ndeshjen me një dopietë. Nga ana tjetër, Reali luajti disa minuta me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Iskos.

 

Untitled-13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura