Ekzekutori i Kasmit/ Sa u pagua ish-agjenti special i policisë greke, strategjia për të mos lënë gjurmë

Feb 3, 2018 | 16:35
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i ekzekutorit të vrasjes së Devi Kasmit, shtetasit grek Efitmiu Eftimius.

eftimiu1

‘BalkanWeb’ raporton se ka dyshime që vrasësi që është kontraktuar nga Aurel Hoxhallari, organizator i grupit kriminal që u përfshi në atentatin ndaj Kasmit, është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë arrestimit shtetasit grek i është gjetur një shumë e tillë, që mendohet se ka qenë pazari për ‘kokën’ e 42-vjeçarit.

Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se shtetasi grek, një ish-pjesëtar i forcave speciale greke, kishte ardhur në Shqipëri dy muaj më parë, ndërsa thuhet se kishte si synim që të largohej pak kohë pas vrasjes që mos të lindte ndaj tij asnjë dyshim.

Thuhet se 41-vjeçari kishte kontakte të hershme me grupin kriminal. Sakaq, deri më tani nuk dihet se çfarë ka dëshmuar ekzekutori në polici.

BW

http://www.balkanweb.com/site/detajet-sa-u-pagua-ekzekutori-grek-per-koken-e-devi-kasmit-strategjia-per-te-mos-lene-gjurme/

Del foto/ Ekzekutori i Devi Kasmit, ish-agjent special i policisë greke. Sa para iu gjetën kur u arrestua

 

Policia e Shtetit zbardhi sot vrasjen e shtetasit Devi (Defrim) Kasmi, te henen ne mbremje, ne nje atentat mafioz, pak pasi kishte dale nga banesa.

Sipas bluve, ekzekutor i 41-vjeçarit është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymious 41 vjeç, ish-agjent special i Policisë Greke në periudhën 1992-2012.

ardi veliu ne tiranwe

“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, per faktin sepse është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.

Shtetasi grek i arrestuar, eshte ky person qe shihni ne foto. Policia tha se ne momentin e arrestimit atij iu gjeten edhe parate qe kishte marre si shperblim per vrasjen.

Burimet thane se u sekuestruan 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë. Efthymious rezulton i dënuar në Gjermani për trafik droge, ndaj edhe ishte perjashtuar nga forcat speciale greke.

eftimiu1 eftimiu eftimiu2

Ndërkohe, ne njoftim thuhet se :

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura