Ekzekutorët e Elton Çiços fshihen në Tepelenë, RENEA në aksion

May 25, 2016 | 16:42
SHPËRNDAJE

Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiçës, dyshohet se janë fshehur në Malësine e Tepelenës, saktësisht në dy fshatra në kufij me Vlorën.

Alia dhe Çiço
Alia dhe Çiço

Për këtë arsye, një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specilizuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlorë.

Paralelisht mësohet se, nga ana e grupit hetimor, që kryesohet nga Zv/Drejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët, pas deklaratës për media të policisë.

Jani Alia, 39 – vjeç nga Tepelena, mbrëmjen e 1 Majit, rreth orës 22:10, ekzekutoi 36 – vjeçarin Çiça, në shoqërinë e 3 personave. Alia u ndihmua nga Renato Milloshi, 36 – vjeç, nga Berati, banues në Tiranë.

Burimi: Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura