Ekzekutoi punonjësin shëndetësor/ 32 vjeçari grek që fshihej në Shqipëri tregon motivin e krimit: E vrava pasi…

May 2, 2021 | 14:21
SHPËRNDAJE

Një 32 vjeçar grek i akuzuar për vrasjen e një punonjësi të një qendre shëndetësore në Kalivia dhjetorin e kaluar pritet të dalë përpara hetuesit të mërkurën e javës së ardhshme.

policiaaaa

Sipas hetimit të Departamentit të Krimeve kundër Jetës së Atikës, 32 vjeçari u largua në Shqipëri disa ditë pas vrasjes për t’u fshehur.

Në kontekstin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, 32-vjeçari ndodhej në një fshat të Shqipërisë dhe pasi u zbulua se qëndronte ilegalisht në vend, u dëbua në Greqi.

Autori i krimit pranoi veprimet e tij, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

“Më kanë grabitur shërbimet publike, ai së bashku me gruan e tij që ishte administratore. Por pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg,” tha autori 32-vjeçar, duke befasuar oficerët e policisë të cilët fillimisht menduan se kishin lidhje me një motiv shumë “të errët”.

Ngjarja

Krimi i rëndë u regjistrua më 23 dhjetor të vitit të shkuar. Viktima, babai i dy fëmijëve ishte i afërm i ministrit grek të Punës. Ekzekutori iu afrua nga dritarja e shoferit dhe e qëlloi nga një distancë e afërt.

Ai më pas u zhduk, ndërsa 60-vjeçari nuk kishte kohë për të reaguar. Krimi u krye nga një armë pistoletë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura