Ekzekutohet në pritë me 10 plumba Arben Tollia

May 27, 2014 | 9:01
SHPËRNDAJE

I shpëtoi burgut nga amnistia, ekzekutohet pranë shtëpisë i dënuari për përdhunime, Arben Tollia. “Panorama” shkruan sot se vetëm 15 ditë pasi la Burgun e Vaqarit, 55-vjeçari u vra me 10 plumba pak metra larg banesës së tij, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Burime nga Policia e Durrësit sqarojnë se 55-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku, në pritë, teksa ishte duke u kthyer për në banesën e tij në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Sipas Policisë, autorët dyshohet ta kenë pritur për një kohë të gjatë viktimën pranë banesës dhe në moment që Tollia është afruar rreth pesë metra, një person ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij…

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura