Ekzekutohet biznesmeni grek/ Një vit më parë i shpëtoi atentatit, por humbi gruan

May 7, 2021 | 16:36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ishullin Zakynthos të Greqisë, pasi një biznesmeni të njohur të kësaj zone i është bërë atentat.

dolofonia_zakinthos_main-e1620392387576

Mediat fqinje shkruajnë se viktima është Dimi Korfiati, 54-vjeç, banues në Agios Sostis. Raportohet se në qershor të vitit të kaluar ai i ka shpëtuar një atentati ku mbeti i vrarë gruaja e tij.

Biznesmeni ishte në një zyrë kontabël, kur disa persona ende të paidentifikuar e qëlluan për vdekje. Ai kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi dhe papritur u  shfaq një i panjohur dhe filloi të hapte zjarr drejt Korfiatis.

Një nga pronarët e zyrës u plagos lehtë nga zjarri dhe  shkoi në Spitalin Zakynthos pa rrezikuar jetën e tij.

Ngjarja e një viti më parë

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Deklarata e vëllait të viktimës

“Unë jam vëllai i Dimis, çfarë të të them? Nuk është koha e duhur sepse jam në skenën e sulmit vrasës. Ngjarja tragjike ndodhi disa orë më parë. Vëllai im ishte pranë një qendre tregtare 24-orëshe në Zakynthos, e cila ka shumë dyqane atje dhe është një vend i populluar. Vëllai im hyri në një zyrë kontabiliteti, vrasësit kaluan pranë me një makinë Fiat Panda. Ata ndaluan, qëlluan në derën e zyrës, hynë brenda, e vranë atë, u ngritën dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime nga babai i tyre, pasi nëna e tyre u vra verën e kaluar”, tha vëllai i viktimës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura