Ekzekutimi mafioz, kush është shqiptari që u qëllua me tre plumba në Athinë (emri)

Oct 9, 2017 | 21:43
SHPËRNDAJE

Dalin të tjera detaje nga vrasja e bashkëpronarit shqiptar  të një klubi nate të dielën në Athinë. Televizioni Klan ka mësuar motivet dhe emrat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Viktima është 39 vjeçari Roland Shembitrashi i njohur në zonën e Glyfadës me nofkën “Roni”.

athine

Autorët që dyshohet se ishin vrasës me pagesë thuhet se qëlluan tri herë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. I plagosur në atentat mbeti edhe një tjetër shqiptar i identifikuar si Gjergji Kapaj, i cilë ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht u dyshua se ngjarja mund të lidhej me grupet rivale që u ofrojnë kujdestari klubeve të natës, por kjo pistë u hodh poshtë.  Autoritetet greke flasin për një ekzekutim të pastër që lidhet me larje hesapesh për çështje të trafikut të drogës.

Sipas policisë autorët kanë qenë dy persona të maskuar që rreth orës 4 e 30 pas mesnate i janë afruar barit ku ndodhej Shembitrashi bashkë me 3 miq të tij. Më pas ata kanë hapur zjarr me një pistoletë në drejtim të grupit, ku  objektiv i sulmit ka qenë 39-vjeçari.

Vrasja e shqiptarit në qendër të Athinës i ngjan një ekzekutimi mafioz në vitin 2011 po në kryeqytetin grek dhe dyshimet janë se mund të jenë të njëjtët autorë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura