Ekzekutimi i “ushtarit” të Met Kananit, Armando Gjini u lirua 4 ditë pas arrestimit të bujshëm, tani po hetohej për…

Aug 13, 2019 | 13:30
SHPËRNDAJE

Në maj të vitit të kaluar, Armando Gjini u arrestua nga Policia e Shtetit, bashkë me 17 persona të tjerë. 48-vjeçari u paraqit me shumë bujë nga Policia dhe Prokuroria, si një nga pjesëtarët e grupit kriminal të baronit të drogës, i arrestuar në Turqi.

gjini

Por, gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjini u la në hetim në gjendje të lirë nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë.

Për këtë arsye, ai qëndroi në masën e sigurisë “Arrest me burg” vetëm për katër ditë, ndërsa pas kësaj u vendos hetim në gjendje të lirë. Arrestimi i 48-vjeçarit nga Rrësheni dhe i personave të tjerë u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar krimi nal”.

Grupi trafikonte heroinë që pasi e merrte nga Turqia për ta sjellë në Shqipëri, më pas e dërgonte në tregun e vendeve të Bashkimit Evropian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës Turqi– Greqi–vendet e BE-së, si dhe Turqi–Maqedoni–Shqipëri– vendet e BE-së.

precizioni

 

Por, gjithashtu ky grup trafikonte edhe kokainë nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Personat kryesorë të grupit të drejtuar nga Met Kananani u arrestuan në Turqi, por të ndaluar pati dhe në shumë vende të tjera, si në Greqi dhe Maqedoni. Pak ditë para operacionit në Shqipëri, Polica Turke arrestoi katër shqiptarë, mes të cilëve dhe Meta Kananin, si dhe sekuestroi 1.1 tonë kanabis sativa.

Zbulimi i grupit erdhi pasi edhe në dy operacione të tjera, Policia Turke kishte sekuestruar mbi 2 tonë kanabis sativa. Lënda narkotike dërgohej në Turqi nga grupi i Kananit për t’u shkëmbyer me heroinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura