Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, arrestohet një prej 3 autorëve të krimit

May 23, 2016 | 16:09
SHPËRNDAJE

Policia greke në Igumenicë ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili dyshohet si një prej autorëve të vrasjes së Bledar Terpollarit në një stan pranë Janinës.

Arrestimi i tij ka ardhur pas dëshmive të një shtetasi tjetër shqiptar, i cili ishte arrestuar disa ditë më parë dhe kishte treguar para hetuesve se kishte qenë dëshmitar i vrasjes së Terpollarit.

Pas disa ditë hetimesh, policia greke e Igumencis vuri në pranga 28-vjeçarin shqiptar, që konsiderohet personi kyc në zbardhjen e vrasjes së 26-vjecarit Bledar Terpollari në Gliki të Igumenicës.

Shqiptari 28-vjecar, i cili punon si bari në fshatrat kufitare të Janinës, ka dhënë një tjetër dëshmi të hënën për hetuesit e cështjes.

Bledar Terpollari
Bledar Terpollari

Sipas tij, tre shqiptarë të armatosur, duke e kërcënuar, e kanë detyruar t’u tregojë se ku ndodhej stani në të cilin punonte Bledar Terpollari.

Ai ka thënë se ka qenë dëshmitar i pamjeve macabre të vrasjes dhe prerjes së kokës. Mediat greke thonë se 28-vjecari ka treguar edhe vendin se ku ishte groposur koka.

Sipas tij, menjëherë pas vrasjes, shqiptarët janë larguar me makinë drejt kufirit. Në dëshminë e tij, bariu shqiptar ka treguar se vrasja ka ardhur si pasojë e faktit që Bledar Terpollari ka fshehur një sasi të konsiderueshme droge që kishte ardhur ilegalisht nga Greqia.

Sh.D

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura