Ekzekutimi i së resë në Greqi/ Mediat: Kishte lidhje me ‘killerin’ shqiptar. Dyshimet pse ndodhi krimi…

Sep 21, 2018 | 18:12
SHPËRNDAJE

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi i një 33-vjeçare greke dy ditë më parë në Athinë. Dyshohet se ekzekutimi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për një larje hesapesh mes bandave kriminale, raportojnë mediat greke.

skai

Siç raporton SKAI: 33-vjeçarja greke e ekzekutuar në garazhin e shtëpisë së saj, ka qenë emër i njohur për policinë dhe e përfshirë në disa vepra penale. Viktima kishte lidhje të ngushta me një vrasës shqiptar në Athinë. Ky i fundit, në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë Euro për vrasjen e një gruaje. Për këtë ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, doli pikërisht emri i 33-vjeçares të vrarë së fundmi, e dyshuar si porositëse, por më pas u lirua.

Shqiptari, në të kallurën ka qenë i arrestuar edhe për krime të tjera. Ai konsiderohej si i dyshuar për sulmin me acid ndaj një deputeteje greke, Konstantina Kuneva.

dolofonia-kifisia-500-933x445

33-vjeçarja e vrarë dy netë më parë ka qenë në të kaluarën e akuzuar për vjedhje, drogë dhe përfshirje në organizatë kriminale. Madje kishte qenë disa herë edhe shënjestër e atentateve. Në vitin 2011, kur ishte 7-muajshe shtatzënë kishte rënë pre e një atentati, por kishte mundur të shpëtonte.

20s16pl-thumb-large

Në garazhin ku u gjet trupi i pajetë i saj, policia mblodhi 16 gëzhoja kallashnikovi. Besohet se është përdorur edhe një armë e dytë në krim, një pistoletë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së zonës për të përcaktuar lëvizjet e vrasësve. Ata dyshojnë se autorët i kishin ngritur pritë dhe e ekzekutuan sapo ajo mbërriti në shtëpi. Policia shpreson se pamjet e kamerave do t’i ndihmojnë të zbulojnë identitetin e autorëve. Për momentin, nuk ka asnjë pistë për ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura