Ekzekutimi i Muratit, identifikohet një nga autorët. Shkak, dyshohen konfliktet për drogë

Dec 2, 2014 | 12:22
SHPËRNDAJE

Viktima Leonard Murati

DURRËS- Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej dy autorëve të ekzekutimit të Leonard Muratit, para lokalit të tij, vetëm pak ditë më parë.

Sipas policisë, ai është Bedri Haka, 20-vjeç nga Nikla dhe është njëri prej dy autorëve të krimit. Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se konflikti që coi në ekzekutimin e Muuratit kishte të bënte me pazaret e drogës. 

Ngjarja ndodhi mbremjen e 18 nentorit në sheshin “Liria”, që ndodhet në mes të Durrësit, para Bashkisë.

Fill pas vrasjes u komentua se ekzekutimi i Leonard Muratit riktheu dosjen e bandës së Durrësit, ku emri i tij është i përfshirë. 

Për Policinë e Durrësit, 49- vjeçari ka pasur shumë akuza mbi vete, por asnjë prej tyre nuk ishte provuar, duke e lënë të lirë. Edhe pse biznesmeni ruhej, duke kryer lëvizje të kontrolluara dhe jo shumë larg shtëpisë dhe lokalit, autorët e kanë gjetur momentin dhe mënyrën për ta ekzekutuar mbrëmjen e së martës.

Murati është përmendur gjatë procesit të bandës së Durrësit nga i penduari i drejtësisë, Adriatik Coli, i cili ka treguar për 49-vjeçarin, për miqësinë e më pas përplasjen që ka pasur me grupin e të dënuarit të përjetshëm, Lulzim Berisha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura