Ekzekutimi i liderit serb, reagojnë ashpër Thaçi dhe Haradinaj

Jan 16, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosoves ka dënuar ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

haradinaj1

Akti i vrasjes së Ivanoviqit, sipas Qeverisë, sfidon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e rendit në gjithë territorin.

“Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Sakaq edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të ndriçojnë rrethanat e vrasjes dhe autorët të vihen para drejtësisë.

E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç.

Postimi i Hashim Thaçit

E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç.

I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje. HTH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura