Ekzekutimi i Ivanoviçit/ Serbia reagon ashpër: Kosova nuk do të zbulojë vrasësit

Jan 19, 2018 | 9:45
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Prishtina po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet serbe në hetime, në mënyrë që të parandalojnë zbulimin e motiveve dhe atyre që urdhëruan vrasjen e Oliver Ivanoviq.

nebojsha_1516349704-5554659

Stefanoviq ka thënë se reagimi i Ramush Haradinajt dhe ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, duke refuzuar të marrin pjesë organet hetuese të Serbisë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, janë krejtësisht të papranueshme.

“Një përgjigje e tillë institucionet kryesore e Prishtinës tregon qartë se nuk kanë dëshirë që të zbulojnë kush janë vrasësit dhe as hetimi të bëhet në mënyrë profesionale” tha Ministri Stefanoviq për Tanjug.

Sipas tij, hetimi duhet të përfshijë të gjitha organet hetimore që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të vrasjes dhe organizatorëve të tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura