Ekzekutimi i ‘Il Padrinos” dhe shokut të tij, ja dy pistat ku po heton policia

Nov 8, 2018 | 16:20
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, me dy viktima, Edison Harizaj qe vdiq ne vend dhe Genci Çaçi, qe gjeti vdekjen dje pasdite ne spital, policia e qytetit bregdetar ka ngritur dy pista hetimi.

8f792a30-f34a-4f83-9cec-2bde74f4ad37-600x450

Sipas policise po hetohet ne pisten e hakmarrjes dhe larjes se hesapeve. Pasi viktima Harizaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e këtij atentati, ishte i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në Vlorë, por edhe për gjobëvënie dhe trafik droge.

fab1a1f4-78aa-48bb-b22c-e94033d37674

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 39-vjeçari ka marrë katër plumba në trup dhe një në nofull, që i ka dalë pas koke duke i marrë jetën në vend. Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”.

Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1999. Ai është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por sërish nuk u provua implikimi dhe pjesëmarrja e tij në këtë krim të rëndë.

Ndërsa së fundmi, Harizaj akuzohej si i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, i cili ishte kthyer pak kohë para se të zhdukej nga Belgjika. Për shkak të kësaj veprimtarie kriminale, pistat kryesore të hetimet mësohet se janë shtrirë te hakmarrja.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura