Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Gjykata e Apelit dënon me burgim të përjetshëm grekun Efthimiu

Mar 1, 2021 | 10:41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar sot më burgim të përjetshëm grekun Efthimiu Efthimiuos. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, që ndodhi në vitin 2018.

eft

Më herët i njëjti vendim ishte marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, dhe është lënë në fuqi nga Apeli.

Ngjarja ndodhi më datë 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Referuar hetimeve, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

Sipas organit të akuzës, plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Eftimius Eftimiun prej vitesh.

Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Eftimiun dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja.

Devi Kasmi-Efetimi-Eftimiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura