Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Apeli lë në fuqi masën e arrestit për Meshinin

Feb 15, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit, gjyqi kundër Mario Meshinit, i cili kishte apeluar masën e sigurisë.

Gjykata e shkallës së parë e kishte lënë atë në burg, por Meshini pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Edhe pse Meshini pretendon që nuk ka lidhje me këtë vrasje, përsëri as Gjykata e Apelit nuk është bindur dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

mario meshini ne burg

Masa e sigurisë

Mario Meshini, 25-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Meshini ka mohuar akuzën. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit.

Para gjyqtares Ardiana Bera, 25-vjeçari ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Në të njëjtën linjë ka qëndruar avokati i tij mbrojtës, sipas të cilit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabazuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura