Vrasja e Çiçës dyshohet se u porosit nga Holanda. Policia e ka identifikuar

May 11, 2016 | 8:59
SHPËRNDAJE

Ekzekutimi i Elton Çiçës, brenda lokal në Tiranë pranë stadiumit ‘Dinamo’, dyshohet se është urdhëruar nga Holanda.

Elton Cica“Shqiptarja.com” shkruan sot se gjatë këtyre ditëve policia ka mbledhur informacione operative duke ja referuar prokurorisë së Tiranës, duke e informuar se viktima Elton Çiço mund të jetë vrarë me urdhër të një personi që ka dyshime se fshihet në Hollandë.

Ky person i dyshuar, aktualisht ndodhet në kërkim policor nga drejtësia shqiptare, për një krim tjetër të ndodhur në Tiranë.

I dyshuari që policia kriminale ka ngritur dyshime se ka urdhëruar vrasjen e Elton Çiços, ka pasur njohje, lidhje shoqërore dhe biznesi me viktimën Robert Rama, të ekzekutuar në muajin qershor 2015 në qytetin e Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura