Ekzekutimi i Bujar Çelës, flet dëshmitari: Si nëpër filmat aksion, po shërbeja në banak kur…

Sep 18, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

Klientë të rastësishëm në lokalin ku ndodhi vrasja e Bujar Çelës, vëllai i të kërkuarit Talo Çela, falënderojnë Zotin që nuk u bënë pre e plumbave breshëri, që përfshinë trupin e 62-vjeçarit.

Vendi ku u vra Bujar Çela
Vendi ku u vra Bujar Çela

Njëri prej tyre rrëfen për gazetën “Panorama” se ndodhej rreth 50 metra nga ngjarja dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Isha shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndodhesha nga ana tjetër e rrugës dhe prisja që të kalonin mjetin që të kaloja pikërisht nga rruga ku edhe ndodhej lokali. Në atë moment dëgjova një mjet që iku shumë shpejt dhe pashë zotërinë të shtrirë në tokë. Ishte diçka shumë e shpejtë, as vetë nuk e di, si nëpër filmat aksion, ku vrasja ndodh dhe t’i nuk kupton se nga të vjen. Menjëherë tentova të afrohem pranë dhe të shoh nëse burri i shtrirë përtokë ishte i gjallë, por më thanë që ka vdekur në vend. Nga larg arrita të shoh njerëz që u afruan menjëherë pranë tij dhe më pas Policinë. Asnjë zhurmë nuk dëgjova, asnjë gjë të dyshimtë nuk pashë deri në momentin që dëgjova që Bujari është qëlluar për vdekje”.taksia

Kështu rrëfeu njëri nga dëshmitarët që ndodhej jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja. Të njëjtën gjë ka deklaruar për mediat edhe vetë pronari i lokalit ku pinte kafe Bujari.

Po ashtu, ky i fundit ka treguar për mediat se në momentin e ngjarjes ka qenë në pjesën e banakut dhe se ka dëgjuar vetëm një zhurmë, pa menduar se ishin të shtëna armësh.Bujar Cela-viktima-Tao Cela

“Unë isha duke shërbyer te banaku. Të shtëna armësh nuk dëgjova, por vetëm një zhurmë. Dola dhe pashë Bujarin të shtrirë në tokë. Ishte njeri shumë i mirë, pa probleme”, është shprehur ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura