Vrasja me breshëri e biznesmenit, Berisha akuza të forta: Rama po përpiqet ta mbulojë krimin me…

Sep 2, 2018 | 16:39
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shkodran, Arian Ferracaku, 30 vjeç.

Në një postim të bërë publik në rrjetin social Facebook, Sali Berisha shkruan se “Arianin e vranë bandat e Norigës” dhe se Rama po përpiqet që ta fshehë këtë krim, ndërsa shpërndanë abetare “në një show abuziv me fëmijë të klasës së parë”.

“Arjanin e vrane bandat e Noriges ndersa Kallam Deshtaku perpiqet te mbuloj krimin e shemtuar duke shperndare abetare ne nje shoë abuziv me femije te klases se pare! Sb”, ka shkruar ai.

1b41ce1d-a659-459d-a33e-fb002424002c

 

Ngjarja

Vrasja e tij ndodhi në zonën periferike të Livadeve, në periferi të Shkodrës. Ferracaku kishte shkuar në këtë vend me kalin e tij dhe bashkë me dy kushërinj.

Në momentin që ata po bënin stërvitje, 30-vjeçari është qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, duke e lënë të vdekur në vend. Njoftimin për vrasjen e ndodhur, Policia e ka marrë në orën 13:50. Viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, ndodhej në zonën e Livadeve bashkë me dy kushërinjtë të tij në momentin kur ndodhur vrasja, por që nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë. Sipas burimeve, edhe kushërinjtë kanë qenë bashkë me kuajt e tyre duke bërë hipizëm.

Gazetari i “Panorama“, Senad Nikshiqi, mësoi se në momentin e të shtënave, ata ndodheshin në një distancë të largët nga 30-vjeçari. Pasi kanë dëgjuar krismat dhe kanë parë që Ariani të rrëzohej nga kali, janë larguar me shpejtësi nga frika se mos autori mund të qëllonte dhe në drejtim të tyre. Nga burime pranë grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes mësohet se biznesmeni është qëlluar fillimisht nga një distancë prej 20 metra. Më pas, autori e ka ndjekur dhe pas rrëzimit nga kali e ka qëlluar dhe në distancë të afërt, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima ka tentuar që me kalin e tij të largohet, por është rrëzuar në tokë nga plumbat që ka marrë në trup. Sipas informacioneve, Arian Ferracaku kishte plumba në trup, ndërsa pjesën më të madhe i ka në kokë. Pasi është rrëzuar si shkak i plagëve, autori është afruar dhe e ka qëlluar disa herë në kokë. Sipas burimeve, Ferracaku ka të paktën 8 plumba në trupin e tij, duke bërë që të humbë jetën menjëherë. Kanë qenë kushërinjtë e 30-vjeçarit, ata të cilët kanë dëgjuar krismat dhe pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë njoftuar Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Drejtorinë Vendore të policisë.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, por ka qenë e pamundur për të ndërhyrë sepse Arian Ferracaku ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Pas njoftimit, me dhjetëra forca Policie kanë shkuar në zonën e Livadeve ku ndodhi vrasja. Menjëherë është bërë rrethimi i gjithë zonës dhe grupi hetimor ka bërë hetimet paraprake, ndërsa janë mbledhur edhe provat. Sipas burimeve policore, në total janë afro 17 plumba që janë qëlluar nga arma e zjarrit automatik kallashnikov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura