Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Çfarë thanë në gjykatë bashkëpunëtorët e organizatorit të vrasjes! Ja roli që ka patur Xhuljano Visha

Apr 7, 2021 | 9:33
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator në vrasjen e Behar Sofisë.

Skënder Vathi kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në një masë më të lehtë, por Apeli e refuzoi kërkesën e tij. Ndërkaq, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim për ndryshim të masës së sigurisë. Nuk është vendosur ende nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Behar Sofia është 24-vjeçari Ernejt Shyti.

Ndërsa, Skënder Vathi konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë dhe dyshohet se e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën. Më 15 mars Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shytin, dhe bashkëpunëtorin e tij, Xhuliano Visha. Po ashtu, në burg janë lënë edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Për të katërt të akuzuarit, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Xhuljano Visha nuk e ka pranuar akuzën. Sipas prokurorit, Visha ka qenë në rolin e ndihmësit të ekzekutorit. Qëndrim mohues në seancën e masës së sigurisë kanë mbajtur edhe Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha. Ky i fundit ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj, por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Sipas organit të akuzës, gjatë vëzhgimit njëmujor të viktimës, 4 autorët nuk kanë pasur komunikime telefonike me njëritjetrin. Ndërsa ditën e krimit, i dyshuari si vrasës, është kontaktuar në rrjetin social “Massenger” nga Xhuliano Visha. Emri i Xhuliano Vishës është i njohur për Policinë, pasi është dënuar për vjedhje.

Personi që ekzekutoi me dy plumba biznesmenin Behar Sofia, paraditen e 25 shkurtit, u zbulua nga kamerat e sigurisë, djersa në kapele dhe pështyma në maskën anti-COVID. Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka arritur të zbulojë vendin ku Shyti ka hequr kapelën, rrobat dhe maskën pranë Fakultetit Filologjik dhe më pas, është futur nga Kodrat e Liqenit. Po nga kamerat e sigurisë është konstatuar dhe gjetur banesa me qira ku i riu jetonte me nënën kur ishte në Shqipëri, pasi jeton kryesisht në Malin e Zi, ku dhe iku pas krimit. Një tjetër provë e rëndësishme për grupin hetimor është një mesazh në rrjetin social “Messenger”, ku Xhulio Visha, i cili është në rolin e ndërmjetësuesit, i ka shkuar Ernejt Shytit një mesazh. “Duro vëlla se s’ka dalë akoma”. Më pas edhe një tjetër mesash me tekst: “Doli”. Sipas grupit hetimor, në të dy këto mesazhe flitet për Behar Sofinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura