Ekzekutimi i 27-vjeçarit vlonjat me të shkuar të errët, çfarë rezultoi pas ekspertizës në vendin e krimit

Dec 2, 2020 | 9:59
SHPËRNDAJE

Ekspertët e grupit hetimor që kryen ekspertizën në vendin e krimit ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Beniamin Bozhani mbrëmë në Vlorë, kanë arritur në përfundimin se i riu është vrarë rreth një orë e 30 minuta përpara se blutë të merrnin njoftimin për ngjarjen e rëndë.


Gazetari i Panorama bën me dije se dyshohet që atentati të jetë kryer rreth orës 19 e 30 të datës 1 dhjetor, ndërsa trupi i pajetë i të riut është parë nga një kalimtar i rastit rreth orës 21:00, kohë kur edhe ka bërë njoftimin në Polici.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Vlorës, viktima i identifikuar si Beniamin Bozhani është qëlluar me mbi 10 plumba nga autorë ende të paidentifikuar. Ndërsa, nga verifikimet e bëra, uniformat blu thanë se Bozhani rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm në Itali.

Sipas informacioneve nga uniformat blu në Policinë e Vlorës, mësohet se viktima momentin kur është qëlluar nga autorët ka qenë i vetëm në makinë. Në drejtim të mjetit të tij janë lëshuar mbi dhjetë plumba, ku disa prej tyre kanë prekur 27-vjeçarin, i cili më pas ka mbetur i vdekur në vend.

248883_106660986092107_6265329_n

Burimet thanë më tej se viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Italia, ndërsa në Shqipëri nuk rezulton të ketë precedent penal. Në shtetin fqinj ai rezulton të ketë kryer një dënim për trafik narkotikësh.

Autorët e kanë ekzekutuar të riun në momentin kur ky i fundit sapo kishte lënë të fejuarën e tij te prindërit e saj. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe një sërë gëzhojash arme të cilat do t’i nënshtrohen një ekspertimi balistik. Po ashtu, do të mblidhen edhe pamjet e kamerave të sigurisë rreth zonës ku ndodhi ngjarja, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Polici janë shoqëruar disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve në këtë ngjarje.

Lexo edhe

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Vlorë/ I riu u qëllua me 10 plumba sapo la të fejuarën tek prindërit. Prej një viti ishte kthyer nga Italia, ishte dënuar për…

 

Ekzekutohet me armë zjarri 27 vjeçari në Vlorë, zbardhet identiteti i viktimës (Emri)

“Brenda një makine ka një person të pajetë”/ Policia jep detaje për ekzekutimin e 27 vjeçarit në Vlorë

FOTO/ Ky është 27 vjeçari i ekzekutuar me disa plumba në Vlorë

Dalin pamjet nga atentati/ Viktima ishte duke u kthyer në shtëpi, sapo hyri në rrugicën e fshatit, atuorët…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura