Ekzekutimi/ Bujar Çela u vra me 21 plumba, kamerat filmuan autorët. Ja si ndodhi krimi mafioz

Sep 19, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz i Bujar Çelës, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Bradashesh të Elbasanit.Bujar Cela-viktima-Tao Cela

Sipas burimeve të Policisë, gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë që janë të instaluara në lokalin ku viktima konsumonte kafen e mëngjesit çdo ditë.

Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, 62-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit, që ndodhet shumë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këto momente, ai shoqërohej në tavolinë nga një tjetër person. Vetëm pak minuta pasi është ndarë nga shoku i tij, ka parë që në drejtim të tij po shkonin njerëz të maskuar dhe të armatosur.

bujarcela (3)

Bujar Çela është ngritur nga tavolina dhe ka tentuar të largohet me vrap prej aty, por nuk ka arritur dot. Tre autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Çelës, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sakaq, nga ekspertiza mjeko-ligjore, e cila ka kryer edhe ekzaminimin e trupit të viktimës, rezulton se Bujar Çela ka marrë 21 plumba në trup nga tri armë të ndryshme.

Uniformat blu thanë se tre autorët kanë qenë të pajisur secili me armë dhe kanë qëlluar në drejtim të 62-vjeçarit. Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë edhe mjetin tip “Renault” që i është afruar shumë lokalit, por që është e pamundur të identifikohen autorët, të cilët kanë qenë të maskuar me maskë anti-Covid dhe të kamufluar me veshje Policie.bujarcela (1)

Sakaq, mbrëmjen e së enjtes, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka urdhëruar vartësit e tij në Policinë e Elbasanit që të identifikojnë dhe kapin personat që kryejnë krime të rënda në këtë qytet. Po ashtu, kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Bradasheshit e jo vetëm nga forcat e Policisë, por edhe RENEA e FNSH-ja, me qëllim kapjen e autorëve të krimit. Ndërkohë, burimet nga grupi i hetimit thanë se ekzekutimi i 62-vjeçarit dyshohet të ketë lidhje me vëllanë e tij, Talo Çela. Ky i fundit është në kërkim nga Policia, i akuzuar për vjedhjen e Rinasit dhe vrasjen e dy vëllezërve nga Durrësi.

NGJARJA

Rreth orës 05:45 të mëngjesit të së enjtes, Bujar Çela ka dalë nga mjeti i tij, të cilin e përdorte si taksi dhe është ulur në lokalin e zakonshëm, ku konsumonte kafen e mëngjesit. Lokali ku ka ndodhur ngjarja ndodhet përballë terminalit të autobusëve, ku 62-vjeçari priste çdo ditë pasagjerë për t’i transportuar në banesat e tyre, profesion të cilin e kryente pa licencë.

Si çdo mëngjes, ai ka hyrë në verandën e lokalit, por në atë moment një breshëri plumbash janë lëshuar drejt tij nga persona ende të paidentifikuar. Çela është shtrirë në tokë nga goditjet e plumbave, që kanë dëmtuar edhe xhamat e lokalit dhe një pjesë të derës. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët janë larguar prej aty me një makinë tip “Renault”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura