Ekzekutim mafioz i shqiptarit 24-vjeçar në Itali, jashtë klubit të natës. Shoku tregon detajet

Sep 15, 2017 | 20:20
SHPËRNDAJE

Shkëmbimi i zjarrit në mbrëmjen e të enjtes duke u gdhirë e premte ka përfunduar me një të vdekur në Monza, Itali, ku thuhet se viktimë ka mbetur një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. I riu vdiq në spitalin e Desio, pasi kishte shkuar aty me plagë të një arme zjarri.

download (2)

Sipas te dhenave paraprake, ai ishte bere pjese e një sherri dhe ishte qelluar rreth ores dy të mëngjesit jashtë një lokali në Brianza.

Hetimet kane nisur menjehere. Ishte nje tjeter shqiptar ai i cili e kishte derguar ne spital 24-vjeçarin pas ngjarjes.

Sipas dëshmisë së shokut te tij shqiptar, sulmi ndodhi kur ata ishin në makinë, pranë një klubi nate në Brianza, e nje tjeter automjet iu afrua dhe shoferi qelloi mbi 24-vjecarin e me pas iku me vrap.

Mediat italiane raportojnë se policia nuk ka ende një pistë hetimi, por dyshimet janë se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh.

Sipas tyre, vdekja e 24-vjeçarit shqiptar është e mbuluar me mister.

“Nuk dihet asgjë për djalin shqiptar të vrarë gjatë natës. Nuk dihet as për jetën e tij, rrethin e miqve dhe të të njohurve. Për fat të keq, është e lehtë të mendosh se këtu është dora e mafies, ndoshta edhe shqiptare. Dinamika e sulmit të bën të mendosh se është vepër e mafies. Ndoshta 24 vjeçari shqiptar kishte bërë diçka të gabuar ndaj njerëzve të gabuar, dhe e ka paguar mirë”, shkruajnë mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura