‘Ekstremistët e tërbuar përdhosen territorin shqiptar’, Berisha: Dënoj heshtjen e…

Nov 8, 2018 | 21:56
SHPËRNDAJE

bularat-kacifasIsh-kryeministri Sali Berisha ka dënuar tubimet e zhvilluara në Bularat të Gjirokastrës, ku u zhvilluan homazhet e varrimit të Kostandinos Kacifas

Për Berishën ekstremistet e tërbuar grek përdhosën territorin shqiptar.

Ish-kreu i qeverisë ka dënuar heshjen e autoritetëve shqiptare dhe faktin që lejoi varrosjen ma parulla luftë nxitëse.

“Ekstremiste te tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar! Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare përdhosen territorin e Republikës se Shqipërisë.

Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne një përpjekje te armatosur me policinë shqiptare. Dënoj me ashpërsinë me te madhe aktin primitiv te shfrytëzimit te një procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Dënoj heshtjen para ketij akti përdhosesh te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranës, te cilat me qendrimet e tyre te papërgjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre”, shkruan Berisha.

bularat-kacifas kacifas-bularat TAvo-Deputetja-greke deputetja-greke

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura