Ekstradohet nga Roma 41-vjeçari, matrapazi i deleve

Aug 4, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Interpoli ka ekstraduar nga Roma shqiptarin Klemend Bufazi, 41 vjeç, i dënuar me 5 vjet burg për mashtrim.

foto ilustruese
foto ilustruese
Policia bën me dije se ky shtetas ishte dënuar ne vitin 2010 nga gjykata e Lushnjes, pasi ka marrë shumë krerë bagëti, por pa paguar paratë për to, duke mashtruar të zotin.

Në vitin 2007, shtetasi R. D. me banim në Dragot/Elbasan, ka qenë në shtëpinë e tij dhe Kelmen Bufzi pasi kishte mësuar se ai do të shiste një tufë delesh (139 krerë   me një vlerë prej 8.300 lekë/krerë), ka përgatitur një deklaratë me dorë në praninë e dy personave të tjerë, dhe kanë rënë dakort për blerjen e tyre.

I pandehuri i ka dhënë fillimisht shumën prej 200.000 Lekë nga totali prej 1.150.000 lekë, dhe i ka premtuar se pjesën tjetër do ia jepte brenda datës 01.05.2008.

Duke qenë se pjesa e detyrimit nuk është shlyer asnjëherë nga BUFAZI, personi i dëmtuar ka depozituar kallzim penal në ngarkim të tij.  

Sipas policise, në vitin 2008 po në fshatin Dragot Tepelenë shtetasi Bufazi i ka marrë   shtetasit V.P 100 krerë dele, duke i dhënë vetëm një pjesë të parave dhe duke mos shlyer detyrimin e plotë.

Po kështu ka vepruar edhe me shtetasin F.A. të cilit i ka marrë 41 krerë qingja dhe duke mos i shlyer asnjë pagese.  

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura