Ekstradohet nga Greqia shqiptari që plagosi në mes të Vlorës për një makinë

May 5, 2016 | 18:05
SHPËRNDAJE

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina ditën e sotme një shtetas të dënuar me 10 vjet burg, pasi ka plagosur një person me mjete prerëse në vitin 2008.

Besnik Rikaj
Besnik Rikaj

Ai është Besnik Rikaj, 45 vjeç i cili është dënuar me 10 vjet burg për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Rikaj, më datë 5.2.2008 ka goditur me mjete prerëse shtetasin A.K. pas një konflikti banal me të.

Ai e ka qëlluar disa herë me mjete prerëse A.K. pasi ky i fundit i pati marrë mjetin kunatit të autorit dhe nuk ia kishte kthyer më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura