Ekstradohet nga Anglia i dënuari me burg përjetë, vrau për grabitje dy persona në 1997

Apr 22, 2015 | 7:25
SHPËRNDAJE

Interpoli ka ekstraduar sot një 41-vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili fshihej në Britaninë e Madhe. Policia bën me dije se i ekstraduari është 41-vjeçari Fatmir Xhelimi, alias Çaushaj (ÇAUSHI), alias Fatmir Krasaj. 

Policia, siper shtetasi i ekstraduar

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ne vitin 2003, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me “Burgim të Përjetshëm“, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me armë në bashkëpunim me pasojë vdekjen”. 

Ngjarja për të ciën është dënuar ai ka ndodhur në datën 17.04.1997 rreth orës 05.00. “Shtetasi Fatmir CAUSHI në bashkëpunim me shtetasin Tomor CAUSHI, të maskuar dhe me armë zjarri , kanë ndaluar automjetin tip furgon në një kthesë afër fshatit Ploce. Këta shtetas kanë grabitur pasagjerët, ku dy prej pasagjerëve H.Xh dhe R.N janë qëlluar me armë zjarri dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë megjithë ndihmën e dhënë në spitalin më të afërt”- njofton policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Britanine e Madhe me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në Rinas shtetasi i sipërpërmendur iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura