Ekstradohet në Itali shqiptari, kreu i bandës që grabiste të moshuarit

Feb 6, 2016 | 18:47
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 30-vjeçar është ekstraduar nga Franca për në Itali, pasi kishte mbi katër vjet që kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj, si kryetar i një bande të organizuar grabitësish.

arresto-aeroportoAi është Mariglen Hasko, i cili akuzohet nga drejtësia italiane për më shumë se 100 grabitje ndaj moshave të treta.

Hasko kishte një grup kriminal që vidhte banesat e të moshuarve në Xhenoa dhe Milano. Ai ka marrë pjesë dhe organizuar një sërë grabitjesh, kryesisht ndaj të moshuarve.

Në një nga grabitjet e fundit, ai mori peng një të moshuar, e dhunoi keqas duke e lënë në gjendje të rëndë.

Megjithatë, ai arriti t’i shpëtonte policisë, duke u arratisur në Francë. Atje, ai nisi zanatin e vjetër, duke grabitur dhe vjedhur shtëpi të pasurish në rrethinat e Parisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura