Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari nga Berati, i dënuar për vrasje në Torino

Jul 29, 2015 | 19:03
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar nga Berati është ekstraduar drejt Italisë. Interpol Tirana njofton se kreu ekstradimin e Armando Gorezit, i dënuar më parë për vrasjen e një shtetasi në Itali. 

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ngjarja ka ndodhur në qershor të 2011-s në një shesh të Torinos, ndërsa urdhër arresti ndaj tij është lëshuar tre vjet më vonë.

“Më datë 06.08.2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos/Itali, shtetasi Armando GOREZI, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar I. K.. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policisë se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij ne vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”,-thuhet në njoftimin e Interpol Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura