Ekstradohet Bruka, i vuri tritol farmacisë së babait të Saimir Tahiri

Jan 22, 2016 | 7:30
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është ekstraduar nga Suedia në Tiranë 25-vjeçari Baftjar Bruka, i cili dyshohet si porositësi i vendosjes së tritolit në farmacinë e të atit të ministrit Tahiri.

Baftjar BrukaBaftjar Bruka së bashku me Vladimir Gjutën u shpallën në kërkim pas vendosjes së tritolit në farmacinë e familjes Tahiri.

Gjuta u kap në qershor në pikën kufitare të Morinës, ndërsa Bruka u arratis në Suedi. Ai u arrestua më 25 qershor nga policia suedeze.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda që më 25 shkurt.

Bruka akuzohet për vepra me qëllime terroriste, krijim të grupit të strukturar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grupi kriminal, duke rrezikuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Kush është Baftjar Bruka

I arrestuari Baftjar Bruka, 24 vjeç, ka lindur në Kukës dhe është banues në Tiranë. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka precedentë kriminal.

Ai është hetuar në vitin 2013 për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Çështje, e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës.

Bruka dyshohet se është pjesë e “bandës së tritolit” dhe ka qenë personi që ka vendosur lëndën shpërthyese te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura