Ekstradimi i Seitajt, PD nxjerr dokumentin dhe i përgjigjet Xhafajt: U arrestua se…

Jan 31, 2018 | 19:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj njoftoi se opozita do të kërkojë interpelancë në Parlament me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit. Nje dite me pare, ish kryeministri Sali Berisha beri thirrje per arrestimin e ministres.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Alibeaj thotë se ekstradimi i financierit të bandës së “Habilajve” është bërë për të mbyllur hetimin në Shqipëri ndaj Saimir Tahirit.

PROCESVERBALI
PROCESVERBALI

“PD ka vendosur të thërrasë në interpelancë urjgnete ministren e Drejtësisë si përgjegjëse kryesore. Jemi të bindur se kjo interpelancë do t’i shërbejë zbulimit të skemës se si Edi Rama kërkon të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit.

PD disponon provën zyrtare që provon se për t’i shërbyer Edi Rames, ministrja e Drejtësisë gënjen kur deklaron se financieri i bandës Habilaj nuk ka qenë në hetim në Shqipëri”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Deputeti nxori nje procesverbal per te cilin thote se eshte: “Proseverbali i policise qe tregon se Nezar Seiti u arrestua per llogari te krimeve te renda dhe jo per ekstradim. U arretua ne 19 Tetor pas operacionit per Babicen dhe jo ne 20 tetor, sic thote Xhafaj per llogari te Italise”.

Nje dite me pare ministri Fatmir Xhafaj tha se Seitaj u arrestua per llogari te Italise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura