Ekspozita “Expressing in colors” në Presidencë, Odeta Nishani: Të ardhurat për bamirësi

Feb 27, 2015 | 11:08
SHPËRNDAJE

Ekspozita “Expressing in colors” u organizua mbrëmjen e djeshme në ambientët e Presidencës, nën kujdesin e Zonjës së Parë, Odeta Nishani. Në event u ekspozuan punime në pikturë dhe modelime me materiale të riciklueshme. Të ardhurat e shitjes së punimeve kanë shkuar për njerëzit në nevojë, bëri të ditur Zonja e Parë Nishani. 

Pamje nga eventi

“Mbrëmë në ambientet e Presidencës organizuam hapjen e ekspozitës “Expressing in colors” me punimet e zonjave Mrs. Ahouva Cohen, Mrs. Rita Hoffmann, Mrs. Betsy Ferries, Mrs. Grace Darlington, Mrs. Luisa Carver, Mrs. Merilee Esplin, Mrs. Nicole Graf dhe modelim me materiale të riciklueshme të znj. Isabel Tausch. Mirënjohje për kontributin e tyre modest, pasi të ardhurat e shitura nga një pjesë e punës së tyre kanë shkuar për njerëzit në nevojë”, shkruan zonja Odeta Nishani në rrjetin social Facebook.

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura