Ekspozimi i makinave luksoze në rrjete sociale/ Psikologia në “Panorama TV”: Të rinjtë kanë humbur racionalizmin e tyre! Ndjekin modele të gabuara

Mar 15, 2023 | 21:39
SHPËRNDAJE

Psikologjia Arjana Muçaj ka komentuar trendin e të rinjve të cilët ekspozojnë në rrjete sociale makinat luksoze apo edhe video teksa udhëtojnë me shpejtësi marramendëse.

arjanamuca

E ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Muçaj u shpreh se të rinjtë e kanë humbur racionalizmin e tyre dhe ndjekin modele të gabuara përmes rrjeteve sociale.

Sipas saj, një faj në këtë pjesë kanë edhe prindërit për mënyrën se si i edukojnë.

Arjana Muçaj: Të rinjtë kanë humbur racionalizmin e tyre, janë duke ndjekur ato pseudomodele që ne i kemi ndërtuar për kaq shumë vite. Janë këto modele që vazhdojnë dhe imitohen nga të rinjtë për të fituar atë famë që rrjetet sociale ju servirin të rinjve. Janë modele prej të cilave ndikohet shoqëria.

Pjesa më e madhe e të rinjve duhet që të ishin më të përgjegjshëm, të marrin më shumë përgjegjësi. Modelet janë të rinj që janë të pasuruar nga bota e krimit, ekspozojnë pasurinë e tyre.

Pyetje: Çfarë roli kanë familje?

Arjana Muçaj: Shoqëria shqiptare është në krizë. Jemi në një krizë të modeleve dhe vlerave, sidomos të atyre që kemi përçuar tek të rinjtë. Pjesa më e madhe e prindërve mendojnë se fëmija ka neovjë vetëm të mira materiale që të mos i mungojë asgjë. Prindi duhet të jetë prezent me një model të mirë morale dhe vlera të tjera të mira shoqërore. Ky model prindëror që i plotëson fëmijëve të gjitha të mirat materiale, nuk është modeli perfekt. Kemi parë që kemi humbje jete dhe të anëtarëve të tjerë.

Vlerat shoqërore i ndërtojmë ne si shoqëri. Përsa kohë nuk ka ndëshkueshmëri të një vepre apo të një krimi, kjo tregon që këto njerëz që pasurinë e kanë ndërtuar pasurinë përmes krimit, atëherë këto pretendojnë se kanë modelin për t’u marrë shembull. Shoqëria shqiptare, nëse për shumë kohë ligji nuk zbatohet, do të kemi pafund raste të tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura