Eksplozivi poshtë makinës së Licit, Muça: Ky ishte një rast ekstrem, shpresonim që do përmirësohej situata, por…

Feb 17, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, teksa ka folur për skandalin e vendosjes së eksplozivit në makinën e administratorit të Vlaznisë, Suad Lici.

mucai

 “Ne që kemi qenë në botën e sportit, e kemi provuar me shantazhe apo mesazhe, por jo me eksploziv. Shpresonim që me vite do të përmirësohej, por ka të bëjë me kulturën tonë, ka të bëjë me shumë injorancën. Jam dakord me atë që ndodh me klube që nuk kanë zot, kur gjejnë kështu hapësirash edhe bëjnë kështu gjërash duhet që shteti të jetë shumë afër e të denoncojë këto raste”, shprehet Muça.

Më tej ai ka thënë: “Nuk është vetëm ky rast, ky është ekstrem, ka mesazhe çdo javë, për trajnerët e drejtuesit. Ka të bëjë me kulturën tonë që ta bëjmë tjetrin me zor lojtar, ka të bëjë që jemi të paorganizuar me fëmijët që në gjenezë. Formimi nuk është vetëm profesional, por edhe edukativ, shumë lojtarë në Shkodër nuk e dinë se çfarë tradite ka Vllaznia, apo te Tirana në çfarë klubi janë. Aty edukohesh me traditën. Po të shikoni ndeshjet e fëmijëve është batërdi, shahen arbritrat, rrihen me njëri-tjetrin, dhunohen gjyqtarë, ka të bëjë me mentalitetin tonë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura