Eksplozivi poshtë makinës së biznesmenit, dalin detaje për autorin. Ç’fiksuan kamerat

Dec 16, 2017 | 12:07
SHPËRNDAJE

Dalin detaje te tjera pas ngjarjes se mbremshme ne Vlore, kur biznesmenit i kishin vene eksploziv poshtë automjetit dhe forcat xheniere bëjnë çaktivizimin e lëndës plasëse. Policia e Vlorës u njoftua nga një telefonatë se një pako e dyshimtë ndodhej poshtë makinës së Endri Sadedinit.

e1ab2254-82c2-4f42-9d92-c7e83c139331

Drejtuesi i një automjeti në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se është vendosur eksploziv. Automjeti që dyshohet se i është vendosur lënda shpërthyese është me targa AA 233 OX.

Policia 

Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

a5722646-9c13-41b3-8792-fe12a2657577

Lajmëruesi ka qenë vetë pronari i makinës tip “Benz” me targë AA 233 OX. 30- vjeçari ka bërë të ditur për Policinë se në momentin që po hipte në automjet, të cilin e kishte parkuar në zonën e Ujit të Ftohtë, ka konstatuar një pako të dyshimtë të mbështjellë me një qese të zezë.

Menjëherë, forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe veprimi i parë ishte vendosja e një perimetri sigurie duke i paraprirë ndonjë shpërthimi, pasi kishte dyshime se lënda eksplozive mund të kontrollohej me telekomandë.

Ndërsa për asgjësimin e pakos së dyshimtë, Policia e Vlorës thirri në ndihmë forcat xheniere në Tiranë, të cilat pas disa orësh mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë asgjësimin e pakos me shpërthim të komanduar.

 

bfc9f989-1bf6-4593-9e48-240997718e8a

Gjatë ndërhyrjes së forcave të Xhenios u bllokuan valët e celularit në rreze 3 km, çka pamundëson aktivizimin e lëndës plasëse. Ndërkohë, nga burime të Policisë, mësohet se i riu është pronar i një lokali në zonën bregdetare të Ujit të Ftohtë.

Por, nga ana tjetër, në ambientet e lokalit të tij, në prill të këtij viti, mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj. 33-vjeçari u qëllua pas një sherri në lokalin me muzikë live dhe për këtë ngjarje u vunë në pranga Gani Tozaj, ndërsa Arianit Kondaj u shpall në kërkim.

Për ngjarjen e ndodhur më 10 prill 2017, Sadedini u ndoq penalisht për moskallëzim krimi. Nuk dihet nëse këto dy ngjarje janë të lidhura me njëratjetrën, por kjo është një nga pistat ku po heton Policia.

Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të lokalit pranë të cilit ishte parkuar automejti i 30- vjeçarit dhe nga këqyrja e tyre rezulton se autori i vendosjes së lëndës shpërthyese ka qenë i pamaskuar.

Gjithashtu policia po heton dhe lidhur me të shkuarën e Sadedinit, ndërsa për të mësuar më shumë mbi ngjarjen, 30- vjeçari është marrë në pyetje nga oficerët në Komisariatin e Policisë Vlorë.

“Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip “Benz”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dallon një qese plastmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip “Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë’, bëri të ditur Policia lidhur me vendosjen e lëndës plasëse poshtë makinës së 30- vjeçarit Sadedini.

fb92a50b-0b03-4cf7-9272-1f06d335d6c4

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura