Eksploziv makinës së arbitrit, federata pezullon menjëherë ndeshjet e planifikuara këtë javë

Jan 17, 2020 | 19:18
SHPËRNDAJE

Një  ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Qipro, teksa arbitrit Andreas Konstandinu, i është vënë ekzploziv në makinën e tij.

REF-CAR-02-960x640-kCgH-U3601743888691hH-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Makina e arbitrit në fjalë ka shpërthyer nga një eksploziv, ku për fat të mirë arbitri qipriot nuk ka marrë plagë të rënda. Menjëherë pas kësaj policia ka mbërritur në vend ngjarje, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ndodhur.

Pas këtij lajmi, federata e Qipros ka pezulluar kampionatin, pasi ky është quajtur si një akt terrorist. Nuk është hera e parë që arbitrat në Qipro janë viktima të një atentati, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura