Eksploziv makinës/ Kuja e nënës kur tentojnë të nxjerrin djalin nga automjeti i copëtuar (video e re)

Apr 23, 2018 | 13:08
SHPËRNDAJE

Momente rreqethese ato pas shperthimit me ekspliziv te automjetit te te riut ne Fier, pak sapo ai kishte hyre brenda per ta ndezur.

Ulerima, lot, kuje dhe thirrje deshperuese per ndihme, nga nena, familjaret e tjere dhe banore qe ishin mbledhur pas shperthimit te forte te eksplozivit qe la te demtuar shtetasin Ervin Memo.

Ne kete video, publikuar nga BalkanWeb mund te shihni momentet pas shpethimit dhe ndihma qe tentohet t’i jepet te demtuarit. 

IMG-20180421-WA0014

Mjeti të cilit i kanë vendosur tritol është tip Benz me ka targat AA270IV.

Drejtuesi i mjetit me inicialet Ervin Memo, 38 vjeç, ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim.

Sot “Panorama” shkruan se nje nga pistat kryesore eshte konflikti per ceshtje pronash, pasi i riu, i pamartuar, edhe pse nuk eshte i punesuar ka fituar trashegimi shume prona nga gjyshi. Nderkohe qe familja prej 15 vitesh endet gjyqeve per konflitet me pronat.

Informacion paraprak

Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura