Eksploziv banesës/ Pronari ish-kreu i PS, “e punësoi” Dako pas lirimit nga burgu

May 9, 2017 | 12:05
SHPËRNDAJE

Për lirimin nga burgu të Fetah Metaj, banesës së të cilit sot ne mesnate iu vu eksplozivi kishte dhene garanci bashkia e Durresit, e cila i kishte siguruar punesim, si pjese e listes se te denuarve, qe do te angazhoheshin ne punesimin vullnetar.

Vangjush Dako
Vangjush Dako

Në listen e te liruarve per punesim vullnetar prane bashkise jane kete vit janë 30 të dënuar. Dako aso kohe tha se bëhet fjalë për procedura që janë të ngjashme për të burgosurit dhe që Gjykata ia kërkon Bashkisë.

Pjese e listes ishte Lulzim Berisha, por edhe emra te tjera, mes tyre edhe Feta Matajn, emrin e të cilit e përmendi edhe kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, gjatë deklaratës për media që dha atë kohe.

Ai rezulton ish-kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës, i cili ka vuajtur dënimin për “pengmarrje” dhe “grabitje me dhunë”.

Mataj ka përfituar nga dënimi alternativ dhe ka kryer punë vullnetare duke u liruar nga burgu po këtë vit, bazuar te referenca që Bashkia e Durrësit i kishte paraqitur Gjykatës. Bashkia e Durrësit për disa persona të veçantë, siç është Lulzim Berisha dhe Fetah Mataj, e ka dhënë garancinë pa u shprehur më parë Gjykata.

Por të dënuarit me garancinë që kanë marrë nga Bashkia janë paraqitur në gjykatë, pavarësisht se kjo e fundit i ka liruar nga burgu pa i përcaktuar se ku duhet të kryejnë punën vullnetare, siç është rasti i Lulzim Berishës.

Kështu, “Panorama” ka siguruar një listë të 30 të dënuarve, për të cilët Bashkia e Durrësit ka dalë garant se do t’i angazhojë në punë të ndryshme pa pagesë

Dokumenti-Gjushi

LISTA E TË BURGOSURVE TË LIRUAR

1 Stavri Kosta
2-Ramazan Kërcuku
3-Mahmudie Zela
4-Ardian take
5-Adriatik Batillari
6-Nikol Llaskali
7-Emilajno Koka
8-Hysni Koka
9-Gazmend Nano
10-Agust Tuda
11-Fatjon Osmani
12-Alban Stafaa
13-Florian Baboçi
14-Gjon Kuli
15-Ali Simaku
16-Besnik Ruçi
17-Ena Huta
18-Kleo Libohova
19-Astrit Rama
20-Nazmi Visha
21-Ervis Çanaku
22-Ali Dauti
23-Taulant Kasa
24-Engin Gexhilli
25-Liman Muça
26-Paulin Doda
27-Artur Shijaku
28-Esat Lica
29-Florian Xhaja
30-Arben Mira

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura